Site icon PORTALB

Vuçiq: Shumë shpejt do të njoftoj propozimet për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq deklaroi për agjencinë amerikane të lajmeve, Bloomberg se në fillim të prillit të ardhshëm do të njoftojë propozimet për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, transmeton Koha.net.

“Në fillim të prillit të ardhshëm do të njoftoj propozimet për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, deklaroi Vuçiq, transmeton kp.

Ai shtoi se kishte planifikuar të përfundonte punën e duhur për anëtarësimin e Serbisë në BE deri në përfundim të mandatit të tij në vitin 2022 dhe se ndoshta nuk do të kandidonte për një mandat të dytë.

“A do të jem president në vitin 2025? Jo. Ideja ime është të përfundoj punën time në këtë zyrë për katër vitet e ardhshme dhe kjo është e gjitha”, theksoi ai.

Exit mobile version