Site icon PORTALB

Presidenti i Sllovenisë do të japë betimin për marrjen e mandatit të dytë

Borut Pahor

Borut Pahor

Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor sot duhet të japë betimin për marrjen e mandatit të tij të dytë, lajmëroi agjencia e lajmeve DPA.

Pahor ishte rizgjedhur më 12 nëntor, në zgjedhjet e shënuara me dalje të ulët të votuesve dhe rezultat të papritur të mirë për kundërkandidatin, aktorin Marjan Sharec.

Mandati i dytë i Pahorit zyrtarisht fillon nesër.

Exit mobile version