Site icon PORTALB

Konstatohen dorëheqjet e Pendarovskit dhe Ibraimovskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë

Para fillimit të seancës së sotme në të cilën duhet të shqyrtohet Propozim buxheti i plotësuar për vitin 2018, u konstatuan dorëheqjet e deputetëve Stevo Pendarovski dhe Vasko Kovaçeski dhe të ministrit pa portofol në Qeveri, Samka Ibraimovski.

Pas konstatimit të dorëheqjeve, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e ndërpreu seancën deri në orën 13:30 deri kur Komisioni Shtetëror i zgjedhjeve duhet të dorëzojë njoftim ku deputetëve të ardhshëm të listave zgjedhore do t’u verifikohet mandati.

Në seancë nuk marrin pjesë deputetët e opozitës.

LEXO EDHE:

Exit mobile version