Site icon PORTALB

Pllomp: Të përmirësohet gjendja në gjyqësor

Vauter Plomp, ambasadori i Holandës në Maqedoni

Qytetarët e Maqedonisë ende mendojnë se lidhjet familjare dhe politike ndikojnë në emërimin e kryetarëve të gjykatave dhe kjo patjetër duhet të rregullohet. Këtë e deklaroi ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Vilem Vauter Plomp, me mbështetjen e të cilit realizohet projekti “Përmirësimi i mekanizmave për forcimin e etikës gjyqësore”, që realizohet në bashkëpunim me Shoqatën e gjykatësve, njofton Alsat M.

Plomp dha mbështetje për realizimin e strategjisë për reforma në gjyqësor sipas raportit të Pribes dhe porositi se reformat duhet të zbatohen nga njerëz që qëndrojnë në integritetin e tyre personal dhe profesional.

 

Exit mobile version