Site icon PORTALB

Noizy publikon këngë ku përmend Ritën, Norën e Erën (Video)

Noizy

Rigels Rajku, i njohur më mirë me emrin artistik, Noizy ka sjell projektin më të ri muzikor në tregun shqiptar.

“Bora”, titullohet kënga e re që e ka shoqëruar edhe me videoklip, transmeton Telegrafi.com.

Ndër të tjerash në tekst përmenden edhe tri këngëtaret shqiptare Rita Ora, Nora dhe Era Istrefi.

“Seksi si Nora, e bukur si Era është Rita Ora”, thotë ndër të tjerash reperi.

Kujtojmë se kënga solo vjen pas bashkëpunimit me reperin prishtinas, Ledri Vulën.

Ndryshe, kjo nuk do të jetë kënga e fundit e këngëtarit, i cili ka paralajmëruar edhe të tjera gjatë vitit 2018. 

Exit mobile version