Site icon PORTALB

Bllokadat e VMRO-DPMNE-së, sot mbyllet kufiri në Qafë Thanë

Pika kufitare në Qafë-Thanë

Pika kufitare në Qafë Thanë

Për një orë gjatë ditës së sotme, kufiri i Qafë Thanës midis Maqedonisë dhe Shqipërisë do të jetë i mbyllur.

Kjo u bë e ditur dje nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë.

Mbyllja e kufirit do të bëhet për shkak të protestave që u paralajmëruan nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, si shenjë revolte për paraburgimet në lidhje me rastin e 27-prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Sipas MPB-së, kufiri në Qafë Thanë do të jetë i mbyllur gjatë periudhës kohore prej 17:00-18:00 ora.

 

 

Exit mobile version