Site icon PORTALB

“Në xhep nëse s’ka ku tjetër” pastruan Vodnon (FOTO)

“Në xhep, nëse s’ka ku tjetër”

Temperaturat e ulëta nuk i penguan të rinjtë me përkatësi të ndryshme etnike ta pastrojnë Vodnon nga mbeturinat, duke u shoqëruar dhe zbavitur së bashku. Këtë e bënë nën organizimin e Lëvizjes LEAD dhe nën moton “Në xhep, nëse s’ka ku tjetër”, njofton Portalb.mk.

Ky ishte aksioni i shtatë nga shtatë aksionet e planifikuara për pastrimin e pjesëve të ndryshme të Shkupit dhe rrethinës.

Projekti “NË XHEP, nëse s’ka ku tjetër!” përkrahet nga programi Civica Mobilitas.

Civica Mobilitas është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), të cilin e zbaton NIRAS nga Danimarka, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Instituti Suedez për Administratë Publike.

Exit mobile version