Sonte në rrugën Xhon Kenedi të Komunës së Çairit, afër marketit Vero është hedhur nga ballkoni i katit të tretë një person me iniciale F. Sh 34 vjeç, konfirmon MPB për Portalb.mk.
Nga MPB konfirmuan se personin në fjalë e ka marrë ndihma e shpejtë dhe është gjallë.
Ndryshe, pak para orës 18:00 në rrugën Xhon Kenedi, në lagjen e Çairit, përballë shkollës së mesme “Cvetan Dimov” ka ndodhur edhe një incident i armatosur në të cilin ka edhe viktima.