Site icon PORTALB

Danimarka miraton ligj për të mos pranuar refugjatët

Danimarka

Danimarka

Danimarka ka miratuar një ligj për të mos marrë 1.500 refugjatët që duhet të pranojë gjatë viteve 2016-2018 për shkak të kuotës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas ligjit të miratuar në Parlamentin danez Folketinget, vendimet për numrin dhe pranimin e refugjatëve nga kuota e OKB-së tashmë do të jepen nga ministri për Migracionin dhe Integrimin.

Danimarka, e cila në dy vitet e fundit nuk ka marrë refugjatë sipas kuotës së OKB-së, vitin e ardhshëm vendi duhej të pranonte 1.500 refugjatë të cilët janë totali gjithsej i tre viteve.

Partitë që formojnë qeverinë e pakicës dhe Partia Social Demokratike kanë votuar pro ligjit, ndërsa Partia Popullore e Djathtë ekstreme e krahut të djathtë e cila mbështet qeverinë nga jashtë e ka kundërshtuar ligjin.

Zyrtarët e Partisë Popullore të Danimarkës kanë njoftuar se nuk kanë mbështetur ligjin duke arsyetuar se në vitet në vijim nëse qeveria kalon në bllokun e majtë, një ministër i krahut të majtë do të pranonte më shumë refugjatë.

Sipas Institutit Danez të Statistikave, në 10 muajt e vitit 2017, në Danimarkë azil kanë kërkuar 2.898 njerëz.

Exit mobile version