Site icon PORTALB

Kosovë, kryeparlamentari Veseli: presidenti Thaçi raporton të premten në Kuvend

Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Kadri Veseli tregoi se Presidenti Hashim Thaçi do të raportojë në Kuvend të premten.

Kadri Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se të premten në orën 13 e 30 Presidenti Hashim Thaçi mban fjalimin vjetor para deputetëve.

Veseli tha se “opozitllëk në çështjet shtetërore nuk mund të ketë”, duke folur për kundërshtimin që opozita po i bën zgjedhjes së Xhavit Halitit kryesues të Komisionit për Stabilizim-Asociim.

Veseli komentoi edhe deklaratat e Avdullah Hotit që pozita po shkel rregulloren e Kuvendit. Tha se Hoti nuk i njeh rregulloret.

Exit mobile version