Site icon PORTALB

Spasovski: Çdokush mund të protestojë, por jo të sulmojë policë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski

“Sulmi ndaj policisë, do të thotë sulm ndaj Republikës së Maqedonisë. Institucionet patjetër që të funksionojnë dhe e kundërta, nëse zyrtari policor e shkel ligjin edhe ai duhet që të mbajë përgjegjësi”, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në lidhje me incidentin e djeshëm në pikën kufitare Tabanoc, në të cilën u lëndua një polic gjatë protestave të VMRO-DPMNE-së, njofton Portalb.mk.

“E përkrah të drejtën e protestës, por e dënoj çdo sulm ndaj policisë, pasi që ai është sulm ndaj Republikës së Maqedonisë. Askush nuk ka të drejtë askënd që të protestojë në Republikën e Maqedonisë, por ajo duhet që të kryhet në bazë të ligjit dhe të zbatohet respekt ndaj qytetarëve tjerë, të cilët çdo ditë kujdesen për sigurinë tonë”, tha  Spasovski.

Exit mobile version