Site icon PORTALB

Kosova me ekonominë joformale më të lartë në rajon

Prishtinë

Prishtinë

Kosova është kampion në rajon për kah shkalla e ekonomisë joformale. Sektorët më të prekur nga informaliteti mbeten ndërtimi, tregtia, pasuria e patundshme, shërbimet profesionale e akomodimi, si dhe bujqësia, njofton Koha.net.

Të dhënat janë prezantuar në draftin final të Programit për Reforma Ekonomike, që i referohet periudhës 2018-2020. Në dokument janë prezantuar edhe prioritetet e reformave strukturore.

Mirëpo, jo pak hapësirë i është kushtuar edhe ambientit të tashëm ekonomik.

Në këtë draft theksohet se ekonomia joformale mbetet një problem i madh në Kosovë dhe se vlera vjetore e taksave të pambledhura përllogaritet të jetë 107 milionë euro ose 1.8 për qind e Bruto Produktit Vendor (BPV)

Exit mobile version