Arrestohet 32-vjeçari në Itali, trafikonte drogë me vlerë 2 mln euro

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane, pasi në makinë iu gjet rreth 106 kg marijuanë. Kjo sasi lënde narkotike do të shitej në tregun vendas dhe do të kapte shumën e 2 milionë eurove.

32-vjeçari shqiptar ishte rezident prej vitesh në komunën La Spezia në Itali, ndërsa është arrestuar me akuzën e trafikut të marijuanës.

Shqiptari me inicialet R. B., u ndalua nga Policia, në daljen jugore të autostradës së Modenas, ndërsa udhëtonte me një furgon tip “Fiat Ducati”. Furgoni ishte i modifikuar enkas për fshehjen e drogës, e në pjesën e poshtme të rimorkios e komanduar me një levë elektronike janë gjetur disa thasë me marijuanë me një peshë prej 106 kg.
Ndaj shqiptarit R. B., 32 vjeç, është lëshuar urdhri i arrestit me burg. Policia Italiane ka nisur hetimet për të zbardhur prejardhjen e destinacionin final të kësaj sasie droge.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button