Site icon PORTALB

Propozim-ndryshime të Ligjit për polici për kufizim të mjeteve për detyrim

MPB Policia

Ilustrim

Qeveria në seancën e mbrëmshme e konfirmoi Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për polici dhe mori vendim që ta dorëzojë deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Me propozimin, mes të tjerash, janë paraparë ndryshime të cilat e kufizojnë përdorimin e mjeteve për detyrim të cilët mund të përdoren ndaj një grupi, siç janë forca fizike, shkopi policor, paralizues elektrike, mjete kimike, pistoletë gome, qen zyrtarë, automjete speciale për rend dhe qetësi publike dhe mjete piroteknike-shpërthyese.

“Propozim-ndryshimet nisen nga mospërputhjet të cilët u dedikohen të drejtës diskretive gjatë zbatimit të këtyre mjeteve për detyrim dhe nga mungesa e dispozitave me të cilët rregullohet rangu i nëpunësve policorë i cili e aprovon përdorimin e mjeteve të përmendura për detyrim. Në analiza theksohet edhe nevoja nga ridefinimi i mënyrës, kushteve dhe situatave të përdorimit të paralizuesit elektrik dhe plumba gome”, njoftoi pres-shërbimi qeveritar.

Gjithashtu, me propozim-ndryshimet rekomandohet rirregullim i materies për shfrytëzim të mjeteve për detyrim me procedura dhe rregulla qartë të konfirmuara, kohëzgjatje dhe intensitet të shfrytëzimit, kufizim kur mund të shfrytëzohen, si edhe masa për kujdes dhe mbrojtje të shëndetit.

Në bazë të shqyrtimit të vërejtjeve të përmendura, Ministria e Punëve të Brendshme realizoi rirregullim adekuat përmbajtësor dhe konceptual të materies ligjore, me ç’rast pritet harmonizim i përmbajtjes së përmendur me standardet ndërkombëtare

Exit mobile version