Site icon PORTALB

Këngëtari Enrique Iglesias bëhet baba për herë të parë

Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova

Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova

Ata kanë një histori të gjatë dashurie prej 16 vitesh. Enrique Iglesias dhe partnerja e tij,  Anna Kournikova janë bërë prindër për herë të parë, shkruan Class. 

Atletja ka sjellë në jetë dy binjakë; një djalë dhe një vajzë. Çifti i ka pagëzuar vogëlushët e tyre me emrin, Nicholas dhe Lucy.

Në fakt ardhja në jetë e fëmijëve të këngëtarit është një surprizë, pasi ata e kanë mbajtur sekret shtatzëninë e Anna-s.

Ata janë përpjekur që këtë periudhë të bukur në jetën e tyre, ta mbajnë larg vëmendjes së mediave. Dhe në fakt ia kanë arritur…pasi lindja e dy binjakëve është një surprizë.

Exit mobile version