Site icon PORTALB

Një grup i VMRO-së kërkon shtyrjen e Kongresit

Gruevski - VMRO-DPMNE

VMRO-DPMNE

Kur kanë mbetur edhe dy ditë deri në dorëzimin e kandidaturave për kryetar të VMRO-DPMNE-së, deputetët Ilija Dimovski dhe Antonio Milloshovski bashkë me themeluesit e partisë kërkuan nga Komiteti Ekzekutiv edhe një afat për paraqitjen e kandidatëve dhe shtyrjen e datës së mbajtjes së kongresit, njofton Alsat M.

                   Kërkesat nga shkresa publike

Këtë iniciativë të dy deputetëve Milloshovski e Dimovski e mbështetën themeluesit e VMRO DPMNE-së, Boris Zmejkovski, Vllado Tërntalovski, Dijana Tërntallovska, Dragi Arsov si dhe deputet nga përbërja aktuale parlamentare e VMRO-së. 

Kongresi i jashtëzakonshëm për emërimin e kryetarit të ri të VMRO-DPMNE-së, pas dorëheqjes së Nikolla Gruevskit është në fundjavën e ardhshme më 22 dhe 23 dhjetor në Vallandovë, ku do të vendosin votat e 544 delegatëve. Afati për dorëzimin e kandidaturave përfundon më 21 nëntor.

Exit mobile version