Blerim Bexheti, ju premtoi zyrë pensionistëve të Sarajit
Kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti, sot ishte i pranishëm në manifestimin e “Jubileut 10 vjeçar të Shoqatës së Pensionistëve Saraj”, ku në fjalimin e tij, uroi udhëheqësit për organizimin dhe shprehi mirënjohje për ftesën që ju është bërë si dhe ndjehet i privilegjuar që është në mesin e tyre.
Bexheti, Shoqatës së Pensionistëve Saraj, ju premtoi se në të ardhmen do të rregullon edhe zyrat ku ata do të mund të punojnë si dhe të zhvillojnë aktivitetet e tyre, aktivitete këto, që do të mbulohen nga buxheti për vitin 2018-të.
“Mbështetjen ndaj të moshuarve e kemi obligim, por edhe traditë që të respektojmë të njëjtit. Edhe ne si institucion do të bëjmë përpjekje që të japim një përkrahje maksimale për SHP në Saraj. Mbështetje që e kemi paraparë për Shoqata e Pensionistëve Saraj, do të jenë në buxhet dhe ky do të jetë një fillim për Shoqatën e Pensionistëve. Ne, planifikojmë që me zgjerimin e zyrave të Komunës së Sarajit, Shoqata e Pensionistëve do të ketë një zyrë në Komunën e Sarajit për të zhvilluar aktivitet e tyre”, theksoi kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti.