Site icon PORTALB

Grubi: Arbër Ademi do të jetë zëvendësministër i Arsimit

Artan Grubi

Artan Grubi

Zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës do të jetë Arbër Ademi, ndërsa Aleancës të Shqiptarëve i është ofruar që të udhëheqë reformat, por për fat të keq kërkohet diçka tjetër që nuk është pjesë e Programit të Qeverisë, tha sot Artan Grubi nga BDI.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas konferencës “Rruga e  Republikës së Maqedonisë”, Grubi theksoi se sipas BDI-së, gjithçka lidhur me përbërjen e Qeverisë ishte e mbyllur.

“Situata është zgjidhur, shumica parlamentare është e qëndrueshme edhe pa edhe me partinë e Zijadin Selës”, thekson Grubi.

I kontaktuar nga Portalb.mk, Arbër Ademi nuk deshi të komentojë deklaratën e Artan Grubit.

Exit mobile version