Site icon PORTALB

Për shtatë vjet Turqia ka dhuruar ndihmë prej 21 miliardë dollarësh në 170 shtete

Turqia

Në shtatë vitet e kaluara Turqia ka dhuruar 21 miliardë dollarë për projekte zhvillimore në gjithsej 170 vende në mbarë botën.

Sipas Agjencisë turke për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Koordimin (TIKA) , ndihmë më të madhe formale për zhvillim Turqia ka donuar në Siri.

Në Siri janë donuar 62 për qind nga ndihma e përgjithshme turke, derisa mes të tjerash 9,54 për qind nga ndihma u është ndarë vendeve afrikane, ndërsa 4,3 për qind shteteve ballkanike.

Dhjetë vende vitin e kaluar kanë marrë ndihmë më të madhe për zhvillim nga Turqia edhe atë Siria, Somalia, territoret paletineze, Afganistani, Bosnja e Hercegovina, Kirgistani, Maqedonia, Kazakistani, Azerbajxhani dhe Nigeria.

Në periudhën 2010-2016, Turqia, gjithashtu ka dhuruar ndihmë në vlerë prej 454 milionë dollarësh për Egjiptin, 212 milionë në Tunizi dhe 167 milionë në Irak.

Turqia vitin e kaluar u ka dhuruar 203 milionë dollarë agjencive për zhvillim rajonal, 35 milionë dollarë Kombeve të Bashkuara dhe 12 milionë Bankës Botërore dhe sektorëve të tjerë.

Exit mobile version