Site icon PORTALB

Majk Pens e shtyu vizitën në Lindje të Afërt për shkak të reformës tatimore

Majk Pens

Nënpresidenti amerikan Majk Pens e ka shtyrë vizitën në Egjipt dhe në Izrael deri në mes të janarit, me justifikimin se duhet të kryesojë me Senatin derisa të miratohet reforma tatimore.

Një përfaqësues i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se koha për votim në Senat përputhet me agjendën e Pensit për vizitën në Egjipt dhe Izrael, si dhe se nënpresidenti konsideron se është me rëndësi të jetë në Senat në rast se duhet ta ndërpresë votimin.

Është planifikuar që Pens nesër të takohet me presidentin egjiptian Abdel Fatah el Sisi, ndërsa të njëjtën ditë ta vizitojë edhe Izraelin. Turneu në Lindjen e Afërt është shtyrë për më 14 janar.

Exit mobile version