Site icon PORTALB

Dy persona rrihen në një automjet në parking në Shkup

Ilustrim

Dy djelmosha janë lënduar në një automjet në një parking në Shkup, pasi disa persona të panjohur i kanë hapur dyert e automjetit dhe fizikisht i kanë sulmuar.

Rastin dje në polici në Gjorçe Petrov e ka denoncuar A.M. (22), i cili ka theksuar se atë ditë rreth orës 13:30 derisa ka qenë në automjet në hapësirën e parkingut në rrugën “Esperanto” së bashku me shokun e tij 16-vjeçar i është afruar grupit më të madh personave të cilëve ua kanë  hapur dyert nga automjeti dhe fizikisht i kanë sulmuar, duke i goditur me grushta dhe shqelma në pjesën e fytyrës dhe trupit.

Nga sulmi i kryer fizik që të dytë kanë marrë lëndime të dukshme në formë të skuqjes dhe ënjtjes në fytyrë dhe trup. Po punohet në ndriçimin e plotë të rastit.

Exit mobile version