Site icon PORTALB

Rreziqet e të fjeturit me telefonin afër! Ekspertët bëjnë thirrje: Rrezikoheni nga këto sëmundje

Celular

Zyrtarët e shëndetit në Kaliforni kanë një mesazh të ri sigurie për përdoruesit e telefonave. Për herë të parë, Departamenti i Shëndetit Publik në Kaliforni ka realizuar një udhëzues për rrezet e celularëve dhe si mund të minimizoni ekspozimin ndaj tyre.

“E dimë që shumë njerëz janë të shqetësuar në lidhje me sigurinë e përdorimit të celularëve”, thotë dr. Karen Smith, nga Departamenti i Shëndetit publik në Kaliforni.

“Kur flini, mbajeni telefonin të paktën një krahë larg nga trupi. Gjithashtu, mos e mbani celularin në xhep, mbajeni atë ose në kuletë ose çantë”, këshillon Smith.

Në udhëzues gjithashtu rekomandohet:

Edhe pse nuk ka një studim shkencor përfundimtar, disa studime sugjerojnë një lidhej të mundshme mes përdorimit të celularit dhe rrezikut për zhvillimin e problemeve me shëndetin mendor dhe riprodhues, si dhimbje koke, probleme me kujtesën, dëgjimin, gjumin deri edhe tumor në tru apo probleme me fertilitetin tek meshkujt.

Burimi: CBS News / Shendeti.com.al

Exit mobile version