Ministria e Brendshme konfirmoi se në rrjedhë është procedura disiplinore kundër një polici që fotografoi të paraburgosurin ish-drejtorin e Byrosë së Sigurisë Publike të Ministrisë së Brendshme, dhe të dyshuar për organizimin e dhunës parlamentare më 27 prill në burgun e Shutkës, Mitko Çavkov, transmeton Portalb.mk.
Fotografia e Çavkovit nga burgu i Shutkës u publikua dy ditë pas arrestimit të tij derisa ai ecte vetëm në oborrin e burgut hetues. Procedura zbuloi se fotografia u bë nga një oficer i policisë, e jo nga një i punësuar në shërbimin e rojes së burgut, siç u diskutua më parë.
Polici ishte pjesë e sigurisë shtesë në burgn e Shutkës, i cili ka qenë atje për një kohë të gjatë për shkak të numrit të madh të të dënuarve në rastin “Lagja e Trimave”.
Polici nuk u është dënuar derisa procedura vazhdon.