Në Shkup mbrëmë është djegur tërësisht një makinë, njoftojnë nga MPB.
Sipas policisë mbrëmë rreth orës 23 e 40 në parkingun e rrugës Gjorgi Sugare, në Shkuo nga arsye të panjohura deri më tani është djegur në tërësi një makinë e tipit “Pezho 405”, me targa të Koçanit, në pronësi të S.Gj. Zjarri i makinës kapi edhe murin e jashtëm dhe kondicionerin e një dyqani. Zjarri u shua nga ekipi e zjarrfikësve.
Policia është duke marrë masat për zbardhjen e rastit.