Site icon PORTALB

OKB: Shqyrtohet Propozimi i Masës Kundër Njohjes së Jerusalemit

OKB

OKB

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po e shqyrton një propozim-rezolutë, me të cilën do të refuzohej vendimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për shpalljen e Jerusalmeit për kryeqytet të Izraelit, transmeton REL.

Me këtë dokument, të përpiluar nga delegacioni i Egjiptit, do shpallej se çfarëdo vendimi për statusin e Jerusalemit nuk do të ketë efekt juridik dhe duhet të tërhiqet.

Ky dokument u është dërguar shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbrëmë dhe për të do të mund të votohej javën e ardhshme.

Për kalimin e tij kërkohen nëntë vota, por është e mundshme se Shtetet e Bashkuara do të paraqesin veto dhe do ta pengojnë miratimin e këtij propozimi.

Exit mobile version