Site icon PORTALB

Për shkak të mitmarrjes ish-ministri rus Aleksej Uljukaev shpallet fajtor nga ana e Gjykatës

Aleksej Uljukaev

Aleksej Uljukaev

 Gjykata e Moskës e shpalli fajtor ish ministrin rus të Ekonomisë Aleksej Uljkaev për shkak të mitmarrjes.

Uljukaev ishte arrestuar vitin e kaluar në selinë e kompanisë ruse të naftës “Rosnjeft” dhe akuzohet se ka marrë ryshfet në lartësi prej 2 milionë dollarë nga pronari i “Rosnjet”-it Igor Seçin, që ta aprovojë shitjen e kompanisë shtetërore “Bashnjeft” të kompanisë së tij.

Gjatë procesit i akuzuari ka pohuar se është viktimë e provokimit, të organizuar nga Seçini. Prokuroria ka kërkuar dënim me burg prej 10 viteve.

Exit mobile version