Site icon PORTALB

Maradona: Do të kisha më shumë Topa të Artë se CR7 dhe Messi

Diego Maradona

Diego Maradona

Legjenda e Argjentinës, Diego Maradona beson se ai do të kishte më shumë Topa të Artë sesa Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi”. Duke folur për gazetën spanjolle AS, Maradona ka prekur shumë pika të futbollit, nga koha e tij e deri më tani tek modernizimi.

Maradona gjithashtu nuk u pajtua me pretendimin e Cristiano Ronaldos ishte më i mirë ndonjëherë, teksa theksoi se Messit i mungon karizmi i tij dhe vuri në dukje se futbolli ishte më i vështirë në ditët e tij. Sipas legjendës argjentinase, Ronaldo është i jashtëzakonshëm, por Messi është më i mirë se ai, njofton Telegrafi.

Argjentinasi gjithashtu theksoi se ai do të kishte më shumë Topa të Artë sesa Ronaldo dhe Messi.
“Kush tjetër e meriton atë? Ndoshta Cavani, Mbappe, Ibrahimovic, por unë nuk e di”.

“Kishte më shumë [kandidatë] më parë. Unë do të kisha më shumë Topa të Artë se Ronaldo dhe Messi”, përfundoi legjenda argjentinase.

Exit mobile version