Site icon PORTALB

Ligji i ri i DSK-së është gati, Qeveria do t’ia parashtrojë Kuvendit të Maqedonisë

Përgjime

Përgjime, foto ilustrim

Qeveria e Maqedonisë e cila në punën e saj të realizimit të Planit 3-6-9 parasheh propozim-ndryshim të ligjit të Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit dje ka përfunduar debatin e saj për përpilim të tij. Kjo u bë e ditur nga pjesëtari i Institutit të Shkencave Humane dhe Sociale, Gordan Georgiev sot në Shkup, raporton Portalb.mk.

Georgiev njoftoi se ligjin e ri të DSK-së Qeveria e Maqedonisë do të vendos të hënën që t’ia dorëzojë Kuvendit të Maqedonisë.

“Dje ka qenë dita e fundit e parashtrimit të komenteve dhe të hënën Qeveria do të sjellë vendim, që ligjet t’i parashtrohen Kuvendit të Maqedonisë”, tha Gerogiev.

Përndryshe, me ligjin që të hënën pritet ti dorëzohet Kuvendit të Maqedonisë parashihet që Neni kontrovers nga ligji për ndjekje të komunikimeve të bëhet neni 60 nga ligji i ri për ndjekje të komunikimeve. Kjo bëhet pasi që duhet të rregullohet përgjimi dhe të mbrohet nga keqpërdorimet, në  bazë të planit të rekomandimeve të Pribesë në lidhje me ndjekjen e komunikimeve nga vitit 2015, të rikonfirmuar në raportin e dytë të vitit 2017.

Neni 175 që u soll në vitin 2014, i obligonte operatorët e telekomunikimit që t’i sigurojnë të gjitha mjetet teknike që të mundet Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim t’i ndjek komunikimet nëpërmjet  rrjetit të tyre. Kushtetutshmëria dhe ligjshmëria e nenit u kontestua edhe përpara Gjykatës Kushtetuese, i cili verës vendosi që të nis procedurë për shfuqizimin e tij, por nuk solli vendim përfundimtar. Në ndërkohë, Qeveria kërkoi nga Gjykata Kushtetuese që ta ndalojë procedurën, me arsyetimin se tanimë po punojnë në reformat për sistemin e sigurisë.

Me ndryshimet, tanimë ky nen është fshirë nga ligji për komunikime elektronike, por dispozitat nga ai nuk do të fshihen, por do të precizohen në ligjin e ri për komunikimi.

Neni 60 nga ligji i ri për komunikimi, në pjesën më të madhe është si neni 175, me dispozita të njëjta, ndërkaq çështja e re është precizimi në të dhe formimin e Agjencisë Tekniko – Operative (ATO).

Kjo do të thotë se tani ATO do të jetë organi, dhe jo DSK, ndaj të cilës operatorët kanë obligim:

Ligji i ri për komunikime dhe ndryshimet e ligjit për komunikime elektronike, ashtu siç është e paraparë duhet të hyjnë në fuqi deri në nëntor të vitit 2018.

Exit mobile version