Site icon PORTALB

Ajri i ndotur në Shkup: harxhohen rezervat e fundit të maskave mbrojtëse (FOTO)

Ajri i ndotur - Shkup, FOTO: Robert Atanasovski

Ajri i ndotur - Shkup, FOTO: Robert Atanasovski

Pasi dje dhe sot Qyteti i Shkupit ka pasur ajër ekstrem të ndotur dhe prani të madhe të mjegullës, qytetarët si alternativë të vetme mbrojtëse kanë pasur maska mbrojtëse, përcjell Portalb.mk.

Sipas asaj që transmeton Televizioni “Makfax”, nga kontrolli i tyre në disa barnatore të Shkupit kanë vërejtur se rezervat e fundit të maskave mbrojtëse janë harxhuar dje.

Kontrolli është bërë sot në mëngjes në disa barnatore dhe nga të gjitha përgjigja është e njëjtë “dje janë harxhuar rezervat e fundit”.

Siç njoftuan farmacistët, “furnizim të ri me maska mbrojtëse presin të hënën” deri atëherë qytetarët drejtpërdrejt do të jenë të frekuentuar në ajër të ndotur.

Ky kontroll ka ardhur pasi që si alternativë e vetme e mbrojtjes nga ajri i ndotur është përdorimi i maskave mbrojtëse. Kjo nevojë e madhe e përdorimit të tyre vjen pasi Shkupi ka pothuajse dhjetë ditë që posedon ajër ekstrem të ndotur.

Sipas të dhënave të sotme të Ministrisë së Ekologjisë, niveli më i lartë i ndotjes së ajrit ka qenë në pjesën e Qendrës, Rektoratit dhe Lisiçes.

Shkup, FOTO: Robert Atanasovski
Shkup, FOTO: Robert Atanasovski
Exit mobile version