Amerikanët kanë kërkuar propozim se “si të zgjidhet ndotja në Shkup”, ndërkaq Ambasada e Rusisë iu ka përgjigjur “gazsjellësi rrjedha turke”, njofton Portalb.mk.
Ky ishte komunikimi i shkurtër mes dy ambasadave në Shkup në rrjetet sociale Twitter.
Ambasada e SHBA-së, në kontekst të ndotjes së lartë të kryeqytetit, në rrjetet sociale i ka pyetur qytetarët se “çfarë propozoni që të ketë ajër më të pastër në Maqedoni?”, ndërkaq me postimin kishte të bashkëngjitur një fotografi me mjegull të dendur.
Ndaj kësaj, Ambasada e Rusisë në Maqedoni, në postimin e saj është përgjigjur se “pasi që miqtë tanë nga Ambasada e SHBA-së kërkojnë ide për ndotjen e ajrit në Shkup, do të kishim dashur t’u propozojmë zgjidhjen (kanë publikuar skicë nga gazsjellësi i planifikuar) “rrjedha turke”, e cila sipas planifikimeve duhet të kalojë nëpër Maqedoni.