Teniseri numër 1 në botë, Novak Dokovic ka thënë se spanjolli, Rafael Nadal është çdo herë favorit kundër tij dhe se është më i mirë në botë, pavarësisht se këtë gjë nuk e thotë ranglista e më të mirëve në botë.
“Ai është çdo herë favorit, edhe pse unë kam fituar kundër tij në shtatë finale në 2011. Ai është më i mirë në botë”.
“Nëse nuk e shfrytëzoni mundësinë kundër Nadalit, atëherë ai luan mirë”, tha Dokovic. /Portalb