Site icon PORTALB

Izraeli e mbylli vendkalimin kufitar drejt Gazës pas sulmeve raketore

Izraeli

Izraeli sot e mbylli vendkalimin kufitar me Rripin e Gazës, si përgjigje në sulmet e përditshme raketore pas vendimit të presidentit amerikan Donald Tramp javën e kaluar ta njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Në sulmet ajrore izraelite janë qëlluar tre pozicione të Hamasit – grupi militant i cili e kontrollon Rripin e Gazës.

Cak i sulmeve kanë qenë kampet për trajnim dhe depot e armëve. Dy raketa janë gjuajtur nga Gaza janë vërejtur nga sistemi antiraketor izraelit Kuopla, ndërsa i tretë ka rënë në një rajon të banuar. Nuk ka informacione për viktima.

Vendimi i javës së kaluar i presidentit amerikan ta njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, shkaktoi valë të re të dhunës mes palestinezëve dhe izraelitëve si dhe seri protestash në shumë vende myslimane.

Exit mobile version