Site icon PORTALB

A2 emetoi lajmet, a do të lejojë KRD të jetë fillimi i mbarë?

Debatet dhe emisioni i lajmeve në orën 19.00 morën emrin simbolik “Projekt 19” duke pasur parasysh që ky termin në Maqedoni ishte i rezervuar për lajmet më të shikuara në vend ato të televizionit A1

Debatet dhe emisioni i lajmeve në orën 19.00 morën emrin simbolik “Projekt 19” duke pasur parasysh që ky termin në Maqedoni ishte i rezervuar për lajmet më të shikuara në vend ato të televizionit A1

Sonte filloi të emetohet programi informativ në televizionin A2. Edhe pse kishte disa vështirësi dhe improvizime të vogla, fillimi duket i suksesshëm me një mesazh emotiv nga redaktori Aco Kabranov.

Debatet dhe emisioni i lajmeve në orën 19.00 morën emrin simbolik “Projekt 19” duke pasur parasysh që ky termin në Maqedoni ishte i rezervuar për lajmet më të shikuara në vend ato të televizionit A1 i cili u mbyll para thuajse një viti. 

Tema e debatit kishte të bëjë me lirinë e medieve në Maqedoni, që sipas raportit të fundit të Freedom House Maqedonia është në vendin e 115-të apo në kufij me shtetet pjesërisht të lira dhe ato që s’janë të lira. Në rajon Maqedonia mban vendin e fundit.

Në projektin e TV A2 janë përfshirë një pjesë e ish-gazetarëve të A1 por edhe gazetarë të shtëpive tjera mediale. A1 njihej si televizion që u jepte hapësirë të gjithëve, për shkak të kësaj qasjeje kishte raste kur ajo etiketohej si Televizion shqiptar apo i torbeshëve. 

Urime për nisjen e tillë! Shpresojmë që pas një jave Këshilli për radiodifuzion nuk do t’ia merr licencën A2-shit sepse KRD sot i dha shtatë ditë afat A2 të harmonizojë formatin e programit në pajtim me licencës së marrë për punë. /Portalb/

Exit mobile version