Site icon PORTALB

Në Iran 58 persona janë lënduar në një tërmet me intensitet prej 6,1 ballësh

Ilustrim

Mediat iraniane njoftuan sot se në mëngjes është ndjerë edhe një tërmet me intensitet prej 6,1 ballësh sipas shkallës së Rihterit.

Është goditur pjesa jugore e shtetit dhe madje janë lënduar 58 persona. Më rëndë është goditur fshati Haxhak në provincën jugore Kerman, në rreth 700 kilometra nga Teherani.

Më vonë janë regjistruar edhe disa tërmete të njëpasnjëshme.

Tërmeti është regjistruar në thellësi prej 10 kilometrash.

Provincën Kerman dje e goditi tërmet i fuqishëm me magnitudë prej 6,2 ballësh sipas shkallës së Rihterit dhe madje u lënduan 18 persona. Ky rajon është goditur nga tërmeti muajin e kaluar. Atëherë jetën e humbën të paktën 530 persona.

Exit mobile version