Komuna e Çairit njofton se trajtimi human i qenve endacak në territorin e Qytetit të Shkupit dhe komunave të saj, duke përfshirë këtu edhe Komunën e Çairit po bëhet nga Shërbimi për trajtim human të qenve të pastrehë në kuadër të NP “Higjiena Komunale – Shkup”.
Trajtimi i kësaj kategorie të qenve po realizohet në bazë të principit “gjuaj, sterilizo, lësho”. Ky program është në nivel të Qytetit të Shkupit i miratuar nga ana e Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe i përkrahur nga Organizata Botërore e Shëndetit (WHO)”, thonë nga Komuna e Çairit.
Qytetarët që vërejnë grup më të madh të qenve të pastrehë të cilat paraqesin rrezik për sigurinë e tyre të paraqesin rastet në këto kontakt numra:
Shërbimi për trajtimin e qenve të pastrehë
Udhëheqës i shërbimit: Dimçe Mickovski
Kontakt telefoni: 02 8201357 ose telefoni kujdestar i NP “Higjiena Komunale” (08:00 – 20:00) – 3216644
e-mail: dimce.mickovski@khigiena.com.