Më një ceremoni soleme ku ishin të pranishëm përfaqësues më të lartë të Top media Grup, deputet nga Shqipëria, Maqedonia këshilltarë komunl të komunës së Tetovës , ambasadori i Shqipërisë Arben Çejku si dhe qytetarë të shumtë, sot në mënyrë soleme u bë shpalosja e pllakatës së rrugës e cila tash më mban emrin e themeluesit të Top Media Grupit të ndjerit Dritan Hoxha.
Kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti tha se komuna e Tetovës e vlerson lartë kontributin e Dritanit të cilën e ka dhënë për shqiptarët kudo që ndodhen dhe për këtë arsye unë si kryetar komune me përkrahjen e këshillit komunl vendosëm që edhe kjo rrugë të mbajë emrin e themeluesit të Top Medias Dritan Hoxha.
Ndërsa bashkëshortja e të ndjerit Hoxha Vjollca Hoxha tha se kjo që ka bër komnuna e Tetovës sot është mirënjohja më e madhe për atë, dhe se vizoni i Dritanit ishtë që të bëj një bashkim kulturor nëpërmjet një sinjali. Emrin e themeluesit të Top Medias e kanë edhe dy rrugë të tjera edhe atë një në Tiranë dhe një në Prishtinë. /portalb/