Site icon PORTALB

Një i vdekur dhe 21 të lënduar gjatë shpërthimit në terminalin për gaz natyror në Austri

Një i vdekur dhe 21 të lënduar është bilanci më i ri i viktimave gjatë shpërthimit që sot në mëngjes ka ndodhur në terminalin e madh për gaz natyror në vendin Baumgarten në Austrinë Lindore, kumtoi pasdite policia e krahinës Austria e Poshtme.

Në kumtesë theksohet se njëri prej të lënduarve është në gjendje të rëndë.

Sipas policisë, arsyeja për shpërthimin është një defekt teknik. Shërbimi federal për mbrojtje të Kushtetutës e përjashton mundësinë që shpërthimi të është pasojë e aktit terrorist.

Franc Resperger nga shërbimi zjarrfikës lokal deklaroi se gjashtë objekte janë djegur në zjarr. Mbi 150 zjarrfikës kanë qenë të angazhuar në vënien nën kontroll të stuhisë.

Fshati i vogël Baumgarten, me rreth 200 banorë, i cili ndodhet në afërsi të terminalit, është evakuuar nga ana e policisë që të mbrohen banorët.

Kompania ruse Gazprom informoi se po punon në ridistribuimin e dërgesave të saj të gazit drejt BE-së përmes linjave të tjera furnizuese, që të sigurohet furnizim i pandërprerë në periudhën e dimrit.

Exit mobile version