Mali i Zi dhe BE-ja i hapën dy kapituj të rinj të negociatave për anëtarësim edhe atë kapitullin për lirinë e lëvizjes të fuqisë punëtore dhe për lirinë e ofrimit të shërbimeve.
Vendimi u soll në takimin në nivel ministror të Grupit ndërqeveritar për inkuadrimin e Malit të Zi në BE.
Mali i Zi i filloi negociatat për anëtarësim në BE në vitin 2012 dhe deri më tani i hapi 30 prej 35 kapitujve negociues.
Serbia, gjithashtu, mbrëmë i hapi dy kapituj të rinj në negociatat me BE-në.
Komisari për Zgjerim i BE-së, Johanes Han, në tetor deklaroi se pret Serbia dhe Mali i Zi t’i bashkohen BE-së jo më herët se viti 2025.