Diego Armando Maradona ishte i ftuar në Kalkuta të Indisa, por mbeti i befasuar, transmeton Top Channel.
Argjentinasi u ftua për të përuruar statujën e tij prej bronzi, tre metra të lartë, që kujton momentin kur El Pibe de Oro ngriti lart Kupën e Botës në vitin 1986 në Meksikë.
Por sikurse në rastin e statujës së Cristiano Ronaldo, lë shumë vend për diskutim ngjashmëria e veprës me pamjen e atëhershme të legjendës së futbollit.
Vetëm Maradona, i ftuar për të zbuluar këtë statujë, u surprizua kur e pa për herë të parë.
Komentet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta, pasi vënë në diskutim cilësinë e portretit të Maradonës.