Site icon PORTALB

Mali i Zi me kod ndërkombëtar për gjuhën malazeze

Mali i Zi

Mali i Zi

Mali i Zi fitoi kod ndërkombëtar për gjuhën malazeze në suaza të standardit ndërkombëtar ISO 639. Kodi për gjuhën malazeze do të jetë CNR.

Vendimi është marrë nga Komiteti i bashkuar këshillëdhënës për kodifikim të gjuhës, me seli në Bibliotekën e kongresit në Uashington.

Komiteti nga Uashingtoni jo vetëm që e pranoi ekzistimin e gjuhës malazeze  por edhe konfirmoi se gjuha malazeze nuk është variant i gjuhës serbe, siç mendohej paraprakisht. Do të thotë, ai ka tipare dalluese linguistike, theksoi drejtori i Bibliotekës kombëtare të Malit të Zi “Gjurgje Cërnojeviq” nga Cetinje, Bogiq Rakoçeviq.

Kodi i gjuhës malazeze do të jetë CNR, në gjuhën angleze “montenegrian”, në gjuhën franceze montenegri” , ndërsa origjinal “cërnogorski jezik” në alfabetin latin dhe cirilik.

Exit mobile version