Rusia dhe Turqia konsiderojnë se vendimi i SHBA-së që ta njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit e destabilizon Lindjen e Afërt, deklaroi presidenti rus Vladimir Putin pas takimit të sotëm në Ankara me shefin e shtetit turk Rexhep Taip Erdogan.
Putin paralajmëroi se vendimi i administratës amerikane nuk do të ndihmojë për zgjidhjen e situatës në Lindjen e Afërt, por pikërisht e kundërta do ta destabilizojë edhe pa këtë, situatën e ndërlikuar në rajon.
Presidentët rus dhe turk sot në Ankara, mes tjerash biseduan edhe për mënyrën e zgjidhjes së konfliktit në Siri.