Serbia në vitin 2018 duhet të dalë me vendim për problemet të cilat ekzistojnë në Kosovë, ndërsa nëse atë nuk e bën, do ta bëjnë të tjerët, por pa të, vlerësoi lideri i Partisë Demokratike Liberale opozitare serbe, Çedomir Jovanoviq.
“Për këtë zgjidhje logjike është që në atë proces të jemi faktor, në vend që vëzhgues”, deklaroi Jovanoviq në intervistën për “Dnevnik”-un e Novi Sadit., transmeton MIA.
Sipas tij, Serbia duhet t’i ridefinojë edhe marrëdhëniet me Moskën, për të cilën ajo është edhe strehimi i fundit në Ballkan pas disa dështimeve të njëpasnjëshme me të cilat u ul ndikimi i saj, para së gjithash në Maqedoni dhe Mal të Zi.
“Serbia mbeti platformë përmes së cilës Rusia e zhvillon luftën e saj me Perëndimin. Zgjedhjet në BeH janë gjithashtu një mundësi që të tregojmë shkallë të përgjegjësisë që pritet prej nesh, dhe duhet t’i ndërpresim ato lidhje speciale me (presidentin e Republikës Sërpska) Milorad Dodiq për shkak të ruajtjes së BeH-së si shtet funksional”, thekson Jovanoviq.
Ai vlerëson se shtetit serb i nevojitet Kushtetutë e re të një Serbie moderne, sepse ajo ekzistuese me preambulën për Kosovën, paraqet zemërim dhe dezorientim të atyre që e sollën edhe deri te ideja për një Serbi si për ishull të shkretë të izoluar nga pjesa tjetër e botës”.
Në konstatimin se një pjesë e partive opozitare serbe më shumë e kritikojnë PDL, se pushtetin dhe se ajo është bërë “opozitë e padëshiruar”, Jovanoviq thotë se nuk mendon ashtu dhe se nuk do t’i vendoste ashtu punët.