Site icon PORTALB

Një person plagoset nga të shtënat në Ohër

MPB

Një person është plagosur në të shtënat të cilat sot pasdite ndodhën në Ohër, në afërsi të rrethrrotullimit në bulevardin “Turistiçka” pranë rrugës “Bistrica”.

Policia e konfirmoi incidentin pa zbuluar më shumë detaje për rastin, përveç se i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Ekipi i teknikës së krimit është duke bërë ekspertizë në vendin e ngjarjes, si dhe masa të tjera operative për zbardhjen e rastit. 

Exit mobile version