Lidhja Demokratike (LD), deri te Këshilli për Reforma në Sistemin Gjyqësor, ka apeluar që në mënyrë serioze dhe me analizë të thelluar të qaset drejt iniciativës për krijimin e bazave ligjore për shqyrtimin e vendimeve gjyqësore të bazuara në dëshmi dhe fakte të fabrikuara, njofton Portalb.mk.
“Lidhja Demokratike, propozon që të miratohet ligj (i cili tanimë i përgatitur) me të cilin duhet të krijohet mundësi për përsëritjen e procedurës dhe mundësi për gjykim korrekt në rastet e fabrikuara ku vendimet gjyqësore janë miratuar me shkelje të prezumimit të pafajësisë, pastaj kur është shfrytëzuar dëshmitarë i (rrejshëm) mbrojtur ose vendimi është bazuar në bazë të bisedave të përgjuara të cilat janë të nxjerra nga konteksti i bisedave, por edhe të rasteve tjera”, thonë nga LD.