Site icon PORTALB

Vazhdojnë protestat e VMRO-DPMNE-së para burgut të Shutkës

Protesta e VMRO-DPMNE-së

Partia e Nikolla Gruevskit VMRO-DPMNE, ka paralajmëruar edhe për sot protesta para burgut të Shutkës, protesta pritet të mbahet në 16:00.

Partia opozitare thekson se kjo protestë organizohet si shenjë revolte kundër “paraburgimit të pabazë dhe të padrejtë të deputetëve dhe aktistëve të saj.

Në komunikatën e partisë theksohet se Maqedonia po jeton një nga periudhat më vështira dhe të errëta, ku po shkelen të gjithë ata që kundërshtojnë politikat aktuale të aparatit shtetëror.

Exit mobile version