Pheniani: KB dëshiron zvogëlim të tensioneve në Gadishullin korean

Zëvendëssekretari i përgjithshëm i KB-së për Çështje Politike, Xhefri Feltman në takime me përfaqësuesit e Koresë së Veriut e transmetoi dëshirën e Organizatës Botërore për zvogëlimin e tensioneve në Gadishullin korean, kumtuan sot autoritetet në Phenian.

Në kumtesë theksohet se Feltman gjatë vizitës në Korenë e Veriut “e ka pranuar se sanksionet ndërkombëtare kanë ndikim negativ ndaj gjendjes humanitare” në vend.

“Organizata e Kombeve të Bashkuara shprehu brengosje për shkak të gjendjes në Gadishullin korean dhe shprehu dëshirë të punojë në zvogëlimin e tensioneve në pajtim me Kartën e KB-së, e cila e garanton paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, theksohet në kumtesë.

Siç transmeton MIA, Feltman është përfaqësuesi më i lartë i KB-së që e vizitoi Korenë e Veriut në pesë vitet e fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button