Site icon PORTALB

Pacolli: Liberalizimi i vizave në fillim të vitit të ardhshëm

Behxhet Pacolli

Pavarësisht situatës së tanishme kur partitë parlamentare kanë mospajtime për ratifikim të marrëveshjes për demarkacionin si kushti i fundit për liberalizim të vizave kryediplomati Behgjet Pacolli beson se në pjesën e parë të vitit 2018 kosovarët do të lëvizin lirshëm, transmeton Lajmi.net.

“Shpresoj se viti 2018 do të jetë vit ku qytetarët do të lëvizin lirshëm. Unë shpresoj shumë që në pjesën e parë të vitit dhe viti 2018 do të jetë viti me të cilin ne sigurisht do të shënojmë edhe historinë e shtetbërjes tonë”, tha Pacolli.

Por që liberalizimi të ndodh Pacolli deklaron se pavarësisht kushtit të padrejtë të vendosur nga Komisioni Europian për Kosovën marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi duhet të ratifikohet në kuvend.

Aktualisht Kosova është vendi i vetëm në Ballkan që ende nuk ka regjim të lirë të vizave.

Liberalizimin e tyre Serbia, Maqedonia e Mali i Zi e kanë fituar në vitin 2009 kurse Shqipëria e Bosnje e Hercegovina në vitin 2010.

Exit mobile version