Site icon PORTALB

Allegri: Kundër Interit, sfidë për titull

Massimiliano Allegri

Massimiliano Allegri

Massimiliano Allegri ka probleme me dëmtimet në prag të ndeshjes së rëndësishme kundër zikaltërve. Buffon nuk do të jetë, Dybala është në dyshim, Pjanic e Mandzukic nuk janë 100% dhe për këtë arsye Higuain do të mbajë peshën kryesore të sulmit bardhezi, transmeton Top Channel.

Në lidhje me Interin kryesues, Allegri theksoi se vlera e shtuar e zikaltërve është homologu i tij, Luciano Spalletti.

“Po tregon aftësitë e tij duke konfirmuar gjërat e mira që ka bërë në karrierë. Në Romë ka bërë gjëra të mëdha, i shfrytëzon më së miri karakteristikat e lojtarëve që ka në dispozicion. I lexon mirë ndeshjet dhe është vlera e shtuar e Interit”, u shpreh Allegri.

Exit mobile version