Një tërmet me intensitet prej 4,3 ballësh sipas Shkallës së Rihterit sot në mëngjes është regjistruar në afërsi të ishullit grek Rodos.
Instituti për gjeodinamikë në Athinë kumtoi se epiqendra e dridhjes ka qenë në det në verilindje të ishullit.
Nuk ka informacione për persona të lënduar ose dëm të shkaktuar material.