Site icon PORTALB

Protesta në Bruksel për mbështetje të pavarësisë katalanase

Rreth 45.000 njerëz sot morën pjesë në protestat në Bruksel, në shenjë mbështetje të pavarësisë së Katalonjës, kumtoi policia belge.

Protestat janë në thirrje të dy asociacioneve të cilat angazhohen për mbrojtje të idesë për pavarësi të rajonit autonom spanjoll.

Fillimisht, organizuesit deklaruan se presin që protestës t’i bashkangjiten rreth 20.000 njerëz.

Demonstruesit së pari u tubuan në parkun në afërsi të institucioneve evropiane, prej ku u nisën në karvan protestues. a

Exit mobile version